Nga data 1 Qershor vazhdon faza e dytë e planit të rihapjes e miratuar sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur këtë të premte se situata ka qenë e qëndrueshme dhe na lejon që të vazhdohet më tej me strategjinë e rihapjes.

Prandaj duke filluar nga e hëna e javës tjetër do të lejohet lëvizja në të gjithë Shqipërinë. Sipas ministres, kjo duhet bërë me kujdes dhe nuk duhet humbur vigjilenca.

Në këtë mënyrë, qytetarët dhe automjetet mund të lëvizin lirshëm, pa qenë nevoja e autorizimeve. Më 1 Qershor do të hapen kopshtet dhe çerdhet. Gjithashtu do të rihapen edhe kufijtë dhe do të hiqet karantina e detyrueshme 14-ditore. Ministrja deklaroi se kjo masë do të qëndrojë në fuqi vetëm në raste të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore.

Do të lejohen nga data 1 Qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.

Nga data 1 Qershor do të jenë të hapura plazhet. Do të lejohen kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.

Ndërkohë do të vijojë të jetë i mbyllur transporti publik, ndërsa nuk do të hapen aktivitetet kulturore si kinema, teatër, klubet e natës, pishinat, grumbullimet masive, dasmat, konferenca, dëgjesa publike dhe tubimet e çdo lloji.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/