Surprise Me!

Ora News - Tirana, zonë e kuqe me Covid. Mes 20 rasteve të reja, 4 personel shëndetësor

2020-06-03 2 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
20 raste të reja pozitive me Covid 19, mes tyre 4 personel shëndetësor janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.

Pjesën e "luanit" vazhdon ta mbajë Tirana me 15 raste, 2 në Krujë, 2 në Durrës dhe 1 në Kamëz.

"Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte të rasteve të zbuluara nga hetimi i kryer, dhe disa raste të reja për të cilat po vijon hetimi epidemiologjik"tha Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Në spitalin Infektiv aktualisht po trajtohen 21 të prekur, nga të cilët 5 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.

Rreth 8% e të prekurve aktivë po trajtohen në spital kurse pjesa tjetër po ndiqen nga mjekët e familjes.

Në vendin tonë janë 253 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar në 898 numrin e të shëruarve.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1184 raste.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tirana-zone-e-kuqe-me-covid-mes-20-rasteve-te-reja-4-personel-shendetesor

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon