Deputetja e opozitës së re, Fatjona Dhimitri ka krahasuar protestën për shembjen e Teatrit, foton e cila ka bërë xhiro në media, të djalit i cili ishte me fytyrë në tokë i kapur nga policia, me atë të amerikanit George Floyd. Ajo thotë se një gjë e tillë ka shkaktuar protesta në të gjithë SHBA-në dhe policët iu bashkuan protestuesve, ndërsa këtu policët "rrahin protestuesit". Ajo tha ka dyshime të forta që brenda atyre policëve pa numra identifikimi ka pasur të individë të inkriminuar.<br /><br />"O zoti ministër që u mërzitët për trishtimin tim, unë trishtohem kur barbarët tuaj godasin popullin e vet, trishtohem për paaftësinë tuaj, për menaxhimin e situatave dhe të Policisë së Shtetit. Vetëm për ju është përdorur dhuna, çfarë përfaqësoj ju dhuna, kur persona të maskuar të cilët nuk e dimë a janë efektivë të vërtetë të policisë apo individë në struktura kriminale godasin protestues. Një episod i tillë në SHBA kanë ngjallur protesta. Dhunës suaj nuk kursehen as gratë. në SHBA u hoqën kapet dhe u bashkuan policët me protestuesit për vrasjen e afro- amerikanit. Në daljet publike keni thënë "punonjësi i policës ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike". Keni përdorur më shumë se një herë fjalën dhunë.
