#tvora #rtvoranews

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e ka justifikuar ndërhyrjen e trupave RENEA në Teatrin Kombëtar me zërat që flisnin për vendosje eksplozivi brenda godinës. Në interpelancën e kërkuar nga opozita ministri Lleshaj mbrojti policët që dolën në protestë pa numra identifikimi, duke thënë se emrat e tyre opozita nuk do t?i marrë asnjëherë.

"Për sa i përket RENEA-s, ajo ka qenë te teatri për arsye se ka patur nevojë për kontrollin e godinës për të cilin ishin bërë aludime se do të përdorej forcë, kishte dyshime se do të kishte lëndë eksplozive dhe përpara fillimit të punës për shkatërrimin e godinës RENEA me njësinë e saj antieksploziv ka bërë verifikimin e godinës për të parandaluar rrezikun që mund të përbënte për qytetarët?.

Me këtë argument, të bazuar te zërat dhe jo te informacioni policor, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka justifikuar përfshirjen e forcave speciale RENEA në shembjen e Teatrit Kombëtar.

Në interpelancën e kërkuar nga opozita, Lleshaj u shpreh se në tërësi policia ka mbetur vetëm në përdorimin e shtrëngimit fizik, edhe pse në ligj i jepen më shumë kompetenca.
Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/eksploziv-brenda-teatrit-ministri-lleshaj-justifikon-nderhyrjen-e-renea-s

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv