#Stop #TvKlan | Një format satiro-investigativ nga #SaimirKodra & #GentianZenelaj.

Në emisionin ?Stop? ka mbërritur një denoncim nga një shtetas italian Kristian Frisenna, pronar i ?Logjistika Portuale Srl? me qendër në Trieste Itali.Kristian tregon i cuditur, se porti i Durrësit nuk e lejon të hyjë e të ngarkojë mallrat, për t?i transportuar drejt Italisë, pasi i kërkon të pajiset me licencë për pasagjerë. Por anija e tij ?Tenerife car? është anije për transport mallrash.Grupi i xhirimit i ?Stop? ka shkuar drejt anijes, që ka 2 muaj, që qëndron e bllokuar, bashkë me ekuipazhin e saj.Kostot e këtij bllokimi janë të konsiderueshme, por të marrim parasysh, se vetëm për energji ajo shpenzon 700 euro në ditë. Gazetari ynë inspekton të gjitha ambientet e anijes dhe duket qartë, se ajo nuk është për transport pasagjerësh, por vetëm për mallra.Kërkesës sonë për shpjegim, Porti, përmes Ministrisë së Transportit, i jep një përgjigje me 4 versione të ndryshme të motivit, se pse është bllokuar anija, asnjëri prej të cilëve nuk qëndron.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/