Elbasan-Në kuadër të zbatimit të planit të masave për kontrollin e personave me precedent dhe të dyshuar për armëmbajtje pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Shënkoll".

Në kuadër të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. D. 33 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, Policia gjeti dhe sekuestroi një arsenal armësh, konkretisht: një kallashnikov, dy pistoleta (njëra prej tyre me silenciator ), 170 fishekë dhe një jelek antiplumb.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjete dhe dy telefona celularë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale ?Armëmbajtja pa leje?.

Materialet do t?i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/