Ministrja e Transporteve Ingrid Shuli a paraqitur dorëheqjen e saj pranë Kryeministrit Ilir Meta. Shefi i qeverisë ka pranuar dorëheqjen e Ministres Shuli ndërkohë që ka propozuar si kandidaturë në vend të saj tek Presidenti i Republikës Sokol Nakon, këshilltari kryesor i Ministrit Muçi gjatë procesit të privatizimin të AMC-së. Nako është 31 vjeç, aktualisht këshilltar juridik i Kryeministrit Meta.
Ka mbaruar studimet e larta në Çeki ndërkohë që ka mbrojtur masterin në jurisprudencë në SHBA. Shuli e ka motivuar dorëheqjen e saj me pakënaqësi në detyrë. Shuli është shprehur se nuk ka gjetur mbështetjen e duhur për të çuar deri në fund të gjitha projektet që ka Ministria e saj për infrastrukturën. Tashmë pritet që Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani të dekretojë kandidaturën e Kryeministrit Meta, Sokol Nakon për Ministër të Transporteve.
Ministrja e Transporteve Shuli ka qënë gjatë gjithë kësaj kohe Ministrja më e sulmuar për shtypin, nga Aleanca për Shtetin dhe nga opozita. Dy ditë më parë Kryeministri Meta ka shkarkuar Drejtorin të Përgjithshëm të Rrugëve duke i dhënë kështu një goditje të fortë dhe vetë Ministres Shuli. Burime pranë kryetarit socialdemokrat Skënder Gjinushi bëjnë të ditur se Shuli fillimisht ia ka paraqitur dorëheqjen kryetarit të saj i cili e ka aprovuar dhe më pas ia ka dorëzuar Kryeministrit Meta./

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/