#tvora #rtvoranews

Kriminaliteti në Shqipëri duket se është në trend rritës, sidomos pas daljes nga regjimi i izolimit për shkak të pandemisë.

Shumë persona besojnë se izolimi është dhe një prej shkaqeve që ka sjell një zgjerim të krimit, por për sociologun Gëzim Tushi, ky fenomen i ka rrënjët shumë kohë më parë.

Ai nuk e mohon faktin se izolimi ka shkaktuar një tension social, por nuk është faktor kryesor i rritjes së krimit.

Në një intervistë për Ora News, Tushi thotë se ky fenomen ka të bëjë me mënyrën se si qytetarët konceptojnë lirinë e tyre.

Tushi: Kjo situatë e shtimit të krimit pas daljes nga izolimi mendoj se nuk ka shumë të bëjë me faktin që ne qëndruam përreth 60 ditë të izoluar. Mund të jetë argument për shtimin e tensioneve sociale. Unë besoj që zgjerimi i krimit lidhet me keqpërdorimin e konceptit të lirisë. Shoqëria shqiptare doli nga një regjim ku diktatura i thyente dhëmbët krimit. Kjo ka bërë që shumë persona ta kuptojnë lirinë si shthurje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rritja-e-kriminalitetit-ne-vend-tushi-eshte-bere-si-buka-qe-hame-denimi-me-vdekje-nuk-eshte-zgjidhje

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv