Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kreu i Partisë Socialiste Fatos Nano, ka reaguar sot menjëherë pas deklaratave të kreut të PSD Gjinushi. E nëse Gjinushi kërkon rregulla të qarta loje, për vazhdimësinë e koalicionit të Majtë, Nano përgjigjet.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Unë po pres të kuptoj se përçfarë loje bëhet fjalë, sepse lodrat tona janë shumë të përgjegjshme dhe nuk kanë të bëjnë aspak me konceptin e lojrave të interesave. Në qoftë se kolegu im Gjinushi apo cilido tjetër nga partia e tij apo nga partitë e tjera të koalicionit, janë të ndjeshëm që rregullat që kemi përcaktuar deri më sot në dokumentat e Aleancës për Shtetin, nuk janë të mjaftueshme, së bashku ti identifikojmë përçfarë duhen plotësuar?.

E në rast se pas fjalëve fshihen emocionet thotë Nano;

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Nuk jam këtu për ti dhënë asnjë përgjigje askujt që është ende i emocionuar?.

Gazetarja:- Sipas denoncimit që ka bërë PSD, pra e quajti denoncim faktin që PS kërkon të ngushtoj sa më shumë koalicionin. Ka një reagim nga ju?

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Nuk besoj se është kështu për faktin se shoqëria civile po integrohet çdo ditë e më mirë me politikën në Shqipëri dhe me mazhorancën qeverisëse dhe çdo hap që hidhet në këtë drejtim besoj se është zgjerimi i hapësirave të koalicionit dhe jo ngushtim?./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/