Me mbi 40 të infektuar dhe 14 të vdekur deri më tani, fshati Llabunishtë i Strugës është ndër rajonet me shifra rekorde. Autoritetet shëndetësore kritikojnë se kanë probleme me disa qytetarë në këtë rajon që nuk bashkëpunojnë, pasi refuzojnë të testohen dhe i fshehin simptomat. Për këtë shpesh janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga policia

Ne nuk kishim ndonjë vrazhdësi nga ana e tyre, por kishte fjalë fyese. Kishte padurim se ne jemi fajtor përse ata janë të infektuar- tha Sasho Toçkov - drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Ohër.

Banorët lokal thonë se tani janë më të vetëdijshëm për situatën dhe se masat po respektohen. Por pranojnë se njerëzit kanë frikë të shkojnë te mjeku.

?Familjarisht këtu të gjithë janë të lidhur, por praktikohet mbajtja e maskave dhe evitimi i tubimeve më të mëdha?.

?Respektohen masat, por kush e din se çfarë po bëhet?.

Disa vlerësojnë që duhet të ketë testim më masovik të popullatës këtu.

?Populli është i frikësuar, madje ka frikë të shkojë te mjeku. Duhet të merren strisho, që të shihet a ka ndikim këtu?.

"Nëse Labunishta ishte e njohur për dyndjen e njerëzve, si dhe qëndrimit nëpër kafene dhe restorante lokale, sot nuk është kështu. Atë që arritëm ta vërejmë është se masat po respektohen. Mbahen edhe maska mbrojtëse , ndërsa në objektet gastronomike edhe masat për mbajtjen e distancës?.

Miki Trajkoski