Sot do të zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020, ai i gjuhës së huaj. Në gjithë vendin janë 32. 126 maturantë që do t'i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi.

Në një sallë do të jenë mesatarisht 10 maturantë, dhe bankat do të jenë në një distancë prej 1.5-2 metra.

Maturantët e gjimnazit ?Sami Frashëri? që u shemb për tu rindërtuar, do t'i japin provimet në dy mjedise, tek shkolla ?4 Dëshmorët? dhe ?Fan Noli?. Për herë të parë maturantët do t'i japin provimet në masat anti-covid.

Edhe ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjete sociale ka uruar të gjithë maturantët, të cilët ditën sot do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore.

Fillimisht, ajo shpreh mirënjohjen për çdo nxënës, prind e mësues përballimin me sukses në mbylljen e këtij viti shkollor.

Datat e tjera të provimeve të Maturës Shtetërore
1. Gjuhë Shqipe ? 11 Qershor 2020
2. Matematikë ? 15 Qerhor 2020
3. Provimi me zgjedhje ? 18 Qershor 2020