Surprise Me!

Top News - Minneapolis merr vendimin ekstrem: Shpërndahet departamenti i policisë!

2020-06-08 0 Dailymotion

Këshilli bashkiak i Minneapolis-it njoftoi shpërndarjen e departamentit lokal të policisë, një lëvizje e jashtëzakonshme kjo mes protestave mbarë kombëtare që ka ngjallur vdekja e George Floyd-it.

9 prej 13 anëtarëve të tij deklaruan se ?një model i ri i sigurisë publike me bazë komunitare? do të krijohet në qytetin ku zbatimi i ligjit është ndeshur me akuzat për racizëm. Kryebashkiaku Jacob Frey iu kundërvu më herët kësaj lëvizjeje, duke ngjallur reagimin e ashpër të turmave. Aktivistët që e kanë kërkuar një gjë të tillë prej vitesh, e quajtën lëvizjen ? një pikë kthese?.

Megjithatë, për analistët, qyteti tani duhet të përgatitet për një debat të gjatë dhe mjaft kompleks mbi policinë, ndësa mbetet ende e paqartë plotësisht sesi do të funksionojë sistemi i ri. Vdekja e 46-vjeçarit George Floyd ngjalli një valë protestash masive kundër racizmit dhe brutalitetit të forcave të rendit. Një grup demonstruesish u mblodhën të shtunën jashtë shtëpisë së kryebashkiakut të Minneapolis-it, Jacob Frey për të kërkuar që departamenti i policisë të shpërbëhet, duke e akuzuar atë për racizëm dhe për trajtim të ashpër të personave të dyshuar afrikano-amerikanë.

?Nuk duhet të kishin ndodhur aq shumë vdekje që ne të arrinim këtu,? tha Candace Montgomery, drejtuese e Black Vision që organizoi tubimin jashtë shtëpisë së kryetarit.

?Ne jemi më të sigurt pa patrullime të armatosura, që nuk i japin llogari askujt, të mbështetura nga shteti që gjuan afrikano-amerikanët,? shtoi ajo.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Minneapolis#GeorgeFloyd#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon