Në kohën e koronavirusit janë shtuar në internet kërkesat e pornografisë me fëmijë.

Komisioni Evropian reagon në luftën kundër abuzimit seksual ndaj të miturve me një paketë masash parandaluese dhe penale për vendet e BE. Me këtë planifikohet ?një strategji e gjerë për një luftë efektive kundër abuzimit e shfrytëzimit seksual të fëmijëve?, tha eurokomisionerja suedeze e Çështjeve të Brendshme, Ylva Johansson për gazetën gjermane ?ELT?.

Sipas Johannson planet parashikojnë një sërë iniciativash dhe masash ligjore. Këto masa i përgjigjen kështu kërkesave nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare për më shumë ndjekje penale dhe parandalim. Nuk mund të mbështetemi vetëm tek strategjitë e parandalimit, paralajmëron Johansson. Ajo theksoi se ?ligjet tona duhet të të veprojnë kur ato shkelen, dhe duhet të tregojnë, se vlerat tonë, vlejnë si në internet ashtu edhe në jetën reale.?

Për këtë është e nevojshme një bashkëpunim më i ngushtë i koncerneve të internetit. Sipas saj interneti është për fat të keq një ?faktor vendimtar? për kërkimet që bëjnë kriminelët për viktima të reja.Përveç kësaj parashikohet edhe një qendër e BE-së për mbrojtjen më të mirë të fëmijëve, e cila do të mbështesë shtetet anëtare në hetimin, parandalimin, luftimin e abuzimit seksual me fëmijët, si përmes bashkëpunimit, ashtu edhe shkëmbimit të informacionit.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#YlvaJohansson#TopChannel