#tvora #rtvoranews
Vendosëm të ndjekim rrugën, ngjashëm me një emigrant dhe trokitëm në portën e famullisë.

Aty pret Famullitari i Kishës së Beltojës ?Zoja Karme?, arbëreshi at Angelo de Padova.

''Nëna ime më ka mësuar një gjë, kur shikon një të varfër dhe fukara mendo që jam unë.''

Ndërsa rrugëtojmë brenda këtyre mjediseve, at de Padova na tregon se hapësira e menduar për refugjatët është pajisur me veshje, kepucë, internet, dushe, shtretër pushimi për pak orë pasi mund të vijnë të lodhur nga rruga.

''Pak bukë, pak ujë, një dush për të ndryshuar veshjen, për të komunikuar me prindërit. Mos të kenë frikë.''

Banorët e zonës thotë se e kanë mirëpritur këtë nisëm, e janë ofruar të ndihmojnë me produkte ushqimore që t?u sigurohet vakti këtyre udhëtareve.

''Sidomos familjet që janë në rrugë, kanë dalë jashtë me bukë.''

Pavarësisht besimit të tyre, kisha ka zgjedhur të hapë dyert, ndërsa famullitari na tregon edhe një perjetim personal kur atij ju desh të trokiste në dyert e familjeve spanjolle për ushqim e ujë, megjithëse nuk po largohej nga vendi i tij i detyruar.

''Në Itali ishte guaritori feriti, janë ato që shërojnë por kemi qenë të plagosur edhe ne.

Paralelisht Kisha po u nënshtrohet disa punimeve mirëmbajtëse përpara kremtimit pas pak ditësh të festës së zonës.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/shkoder-kisha-hap-dyert-emigrantet

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp