Surprise Me!

Ora News - Nis procesi i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut, përfitojnë 8 mijë banorë

2020-06-08 0 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
8 mijë pronarë në vijën bregdetare të jugut do kenë mundësi të regjistrojnë pronat e tyre. Drejtori i përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame njoftoi nisjen e procesit që do të zgjasë disa muaj, dhe që në finalizim të tij do të regjistrojë duke pajisur me dokumentacion më shumë se 16 mijë pasuri private. Lame tha se pavarësisht problematikës së trashëguar ndër vite, shteti shqiptar është I vendosur për ta finalizuar këtë process që do ti hapë rrugë investimeve në prona që deri tani kanë qenë të pasigurta për shkak të dokumentacionit.

Agjencia e Kadastrës ka hapur procesin e regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut. Kreu i këtij institucioni Artan Lame në dalje të posaçme për mediat tha se janë në total 16 mijë e 500 pasuri private të llojeve të ndryshme, me 8 mijë banorë përfitues. Procesi do të zgjasë disa muaj, dhe ka për qëllim nxitjen e biznesit në prona që deri sot kanë qenë me probleme dokumentacioni.

''Procesi do trajtojë edhe 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, të infrastrukturës bujqësore dhe rrugore, prona të njësive vendore, kullota, pyje dhe objekte të tjera të kësaj kategorie. Prej këtij procesi do përfitojnë rreth 8 mijë banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.''

I gjithë procesi do të ndiqet nga ekspertë të Kadastrës në Tiranë për të shmangur çdo konflikt interesi mes punonjësve dhe pronarëve.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/nis-procesi-i-regjistrimit-te-pronave-ne-bregdetin-e-jugut-perfitojne-8-mije-banore

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon