Surprise Me!

Ohri dhe Struga janë larg nga pritja e pushuesve

2020-06-08 0 Dailymotion

Koncesionerët e plazheve janë në një situatë të status quo-së. Qeveria disa herë njoftoi se së shpejti do të ketë vendim për të filluar nisjen me punë të objekteve hotelierike, por deri më tani nuk ka asgjë. Për më tepër, u vendos edhe orë e re policore. Disa prej tyre, gjatë ditëve të kaluara, i kanë vendosur shazllonet dhe pajisjet e tjera të nevojshme, edhe pse protokollet për punë që duhej t'i miratojë Qeveria, nuk janë askund.

Përgjithësisht duhet të jetë 9.5 metra katror, të ulen dy persona. Pas largimit të dezinfektohet. Kjo është e organizuar nga ana jonë, ne presim që Qeveria ta konfirmojë zyrtarisht këtë. Unë mendoj se tashmë jemi vonë - u shpreh Musa Rashid, koncesioner plazhi dhe pronar hoteli.

Humbjet e deritanishme nga mos funksionimi i plazheve janë të larta. Situata e njëjtë është edhe me hotelet.

Njoftimet ishin se do të hapeshin në të njëjtën kohë me restorantet, kafenetë dhe hotelet. Megjithatë, kjo u shty dhe ende nuk ka protokolle për të punuar me klientët në hotel - tha Igor Ivanov, menaxher hoteli në Ohër.

Koncesionerët e plazheve dhe gastronomët po kërkojnë që shteti të gjejë mënyrë dhe të hapë kufijtë sa më shpejtë, siç e bënë vendet fqinje. Ndryshe, tash për tash janë anuluar të gjitha aranzhimet e turistëve të huaj deri në fund të qershorit.

Miki Trajkovski

Buy Now on CodeCanyon