Këshilli i Europës do të monitorojë zgjedhjet që do të zhvillohen gjatë vjeshtës në Shqipëri. Drejtori politik i Këshillit të Europës Furer ka garantuar sot kryesocialistin Nano dhe liderin demokrat Berisha se ky organizëm europian do të sjellë vëzhguesit e saj nëpër qendrat e votimit. Ai shoqërohej në këto takime nga përfaqësuesi i ri i Këshillit të Europës në Tiranë. Nano i ka njohur zyrtarët europianë me aktivitetet e Komisionit Parlamentar të Paktit të Stabilitetit ndërsa Berisha i njohu përfaqësuesit e KE-së me vendimin e Partisë Demokratike për tu angazhuar në regjistrimet e votuesve dhe ndryshimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor aktual. Ndërkohë një tjetër mision vëzhues i KE-së do të takojnë nesër të gjithë drejtuesit e lartë të shtetit Shqiptar.

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/