http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i turizmit, Blendi Klosi e cilësoi këtë sezon turistik si një sezon mbijetese për të gjithë operatorët. Sipas tij situata e shkaktuar nga pandemia, pavarësisht masave të marra nga qeveria, pritet që të jap efektet e saj negative.
Duke e cilësuar si një hap pozitiv hapjen e kufijve, Klosi njoftoi gjithashtu se brenda datës 12 qershor pritet që në vend të mbërrijnë dhe charterat e parë me turistë të huaj.
Ndërsa sa i takon kthimit të ligjit për përjashtimin nga tvsh për jahtet nga presidenti meta ministri i turizmit paralajmeroi miratimin ne parlament pavarësisht pretendimeve te kreut te shtetit.Deklaratat ministri Blendi klosi i bëri në studion e emisionit të mëngjesit ?7pa5? në Vizion Plus.