Surprise Me!

Shënon ulje numri i të prekurve nga COVID 19, në 24 orët e fundit 87 raste të reja dhe një viktimë

2020-06-10 0 Dailymotion

Ndërroi jetë pacienti 74 vjeç nga Kumanova, i cili vuante nga virusi Korona. Gjithsej 157 të vdekur.
Nga 987 testet e bëra në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 87 raste të reja pozitive me CoVid-19.
Prej tyre, 80 teste janë bërë nga skriningu në çerdhet e Shkupit ku sot nuk ka pasur raste të prekur.

Ministria e Shëndetësisë
Shkup 41,
Shtip 16,
Kumanovë 12,
Tetovë 10,
Probishtip 4,
Ohër 2,
Strugë 1
Gostivar 1.

Deri më tani janë bërë mbi 38 mijë teste, me gjithsej 3239 të infektuar dhe 1424 raste aktive. Me 5 të shëruarit sot, numri i pacientëve që e mposhtën virusin ka arritur në 1658.

Ndërkohë, klinikat po mbushën sërish. Në Spitalin ?8 Shtatori? janë 50 pacientë, prej tyre 10 në makineri të frymëmarrjes. Kurse, në Klinikën Infektive ka arritur në 75 numri i të hospitalizuarve apo 2/3 e kapacitetit të këtij spitali. Drejtoresha Stevanoviq tha se aktualisht në makineri respiratorë nuk ka asnjë pacientë, një në frymëmarrje jo-invazive dhe 29 pacientë të tjerë në oksigjeno terapi.

Si do të shkoj zhvillimi i gjendjes klinike të këtyre pacientëve deri në këtë moment nuk mund t?i parashikojmë, por i gjithë kujdesi dhe trajtimi është që të shërojmë sëmundjen, këtu të ndalet dhe mos të ketë përkeqësim të gjendjes - deklaroi Milena Stevanoviq, Drejtoreshë e Klinikës Infektive.

Pas gjithë kësaj situate Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive bën thirrje për vetëdijesim.

Besoj që 20% e popullsisë ende nuk na merr për seriozisht as neve e as sëmundjen - tha ditë më parë Zharko Karaxhoski, Kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Adnan Qaili

Buy Now on CodeCanyon