Ka zhvilluar sot punimet konferenca e 6-të e degës së Partisë Socialdemokrate e Tiranës. Në këtë konferencë është diskutuar roli dhe aktiviteti i partisë në jetën politike të vendit si dhe kontributi i saj në qeverisjen e vendin në grupin Aleanca për Shtetin. Gjatë punimeve të kësaj konference janë dënuar veprimtaritë destruktive kombëtare të një pjesë të Opozitës.
Drejtues të kësaj dege konstatuan se pavarësisht nga situata pozitive e partisë Socialdemokrate të Tiranës janë vërejtur dhe mangësi në drejtim të funskionimit të brendshëm në punën e kësaj dege. Në këtë konferencë u nënvizua se në degën e Tiranës janë vërejtur tendenca për të çorganizuar dhe ndryshuar kursin e saj në raport me kursin e partisë.
Megjithëse këto tendenca kanë dështuar, u tha në këtë konferencë ndikimi i tyre në dobësimin e rolit të Tiranës është reflektuar. Partia Socialdemokrate e Tiranës shprehu sot bindjen se do të luajë një rol aktiv në fushatat zgjedhore, natyrisht duke gjetur dhe gjuhën e mirëkuptimit me Partinë Socialiste.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/