Hotelierët kërkojnë që protokollet për punë në sektorin e tyre të miratohen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të funksionojnë pa probleme. Hotelet nuk u mbyllën asnjëherë gjatë pandemisë, por situata me virusin i la bosh kapacitetet. Nga HOTAM thonë se propozimet e tyre janë dërguar në Komisionin e Sëmundjeve Infektive. Tani presin që autoritetet shëndetësore të vendosin se kur dhe sipas cilave rregulla hotelet do munden të pranojnë përsëri mysafirë. Por, ata kanë edhe kërkesa të tjera.

Së pari, të ulet TVSH-ja nga 18 në 5 %, siç duhet të bëhet në kohë të tilla të pandemisë. Këtë e bënë Bullgaria dhe Greqia. Të shqyrtohet mundësia e subvencionimit të mysafirëve të huaj, që të mos i humbim tani, kemi humbur këtë vit, por kontratat e njëjta të këtij viti t'i kthejmë për vitin e ardhshëm"-pohoi Krste Blazhevski kryetarë i HOTAM.

Nga Komisioni për sëmundje infektive për Alsat njoftuan se për momentin nuk janë shqyrtuar propozimet e gastronomëve. Nuk donin të spekulojnë me datë të mundshme. Thonë që fillimisht duhet të vendosin se me çfarë rregulla do të rifillojë gastronomia. Në ndërkohë ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se Komisioni duhet të vendos nëse orari i punës i kafeneve dhe bareve do të kthehet sikur para pandemisë dhe kur mund të organizohen dasmat nëpër restorantet.

Këto protokolle tashmë i kërkojnë disa operatorë turistik me qëllim që të vazhdojnë diku kah mesi i korrikut deri në fund të sezonit veror?-tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Gastronomët pranojnë që tavolinat nëpër lokalet e tyre të jenë sipas protokolleve për punë. Kurse lidhur me ?tryezën suedeze?, propozimi është që ushqimin për mysafirët ta ndajë person i caktuar nga personeli.

Ile Petreski