Surprise Me!

Shano: Po të ishte për librat e llogarive Maqedonia do kishte marrë shumë më tepër borxh

2020-06-10 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Në kulmin e krizës që ka sjellë koronavirusi, Shqipëria arriti të emetojë në tregjet ndërkombëtare eurobondin me vlerë 650 milionë euro me një normë interesi prej 3.65% dhe afat maturimi 7 vjeçar.

Kryeministri e quajti "sukses të jashtëzakonshëm" dhe ?një vlerësim për librin e llogarive të një shteti të besueshëm".

Ndërsa për këtë vetëkënaqje të kryeministrit, eksperti i ekonomisë Dritan Shano thotë se është e kotë pasi problemi me borxhet është zgjidhur shumë kohë më parë.

Në një intervistë për RTV Ora ai thotë se Ramës i ka rënë kredibiliteti pasi të gjitha indekset ekonomike kanë pësuar rënie gjatë 7 viteve të tij në qeverisje.

E ndërsa shefi i qeverisë tha se tregjet e huaja i besuan librit të llogarive të Shqipërisë, Shano thotë se nëse marrja e borxhit do të varej nga kjo, Maqedonia e Veriut do të kishte marrë shumë më tepër.

Shano: Vështirësinë për të marrë borxh Shqipëria e ka zgjidhur më përpara se Rama të vinte në pushtet. Borxhi merret për vendet që kanë një klasifikim. Këto gjëra janë zgjidhur shumë kohë përpara. Mundësia e Shqipërisë për të marrë borxh ka qenë gjithmonë atje dhe do të vijojë të jetë. Ne kemi mundësi të marrim borxh në të njëjtën përmasë që fusim të ardhura në buxhet. Sektori i jashtëm nuk do të dijë se ku i investon paratë që prodhon, ai do vetëm të dijë se ti ke mundësi për të shlyer borxhin që merr.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ska-vend-vetekenaqesi-shano-po-te-ishte-librat-e-llogarive-maqedonia-do-kishte-marre-shume-me-teper-borxh

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon