Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet të hënën e javës që vjenë, por këtij takimi do ti paraprij takimi i nesërm i kryetarëve të PS në rrethe, si dhe vendimi i disa prej tyre që gëzojnë dy funksione, se cilin do të mbajnë prej tyre, tashmë që dhe konferencat e rretheve kanë filluar. Por ky debat do të vazhdoj edhe në kryesinë e socialistëve.

Vetëm kryesia e PS mund të bëjë përjashtime për ndonjë kryetar që është edhe deputet. Aktualisht kryetarët e rretheve që gëzojnë dy funksione janë: kryetari i PS së Laçit, Vlorës dhe Kavajës. Por dy funksione gëzojnë aktualisht dhe Ministri Poçi, si sekretari i përgjithshëm i PS Namik Dokle.

Kandidaturat e propozuara nga këshilat zonal të Tiranës kanë filluar punën për të marrë kreun e PS të Tiranës. Kandidaturat e propozuara janë Et?hem Ruka, Kristaq Tili, Musa Ulqini dhe shefi i kabinetit të kryetarit të PS Koço Danaj. Mësohet se ky i fundit ka hartuar dhe platformën e fushatës së tij për krytar të PS së Tiranës. Platforma e Koço Danaj mban emrin ?Nga Amerika në Bathore?.

Në takimin e së hënës socialistët e kryesisë do të diskutojnë dhe rreth shtabit elektoral që do të ngrihet nga PS. Pas mbledhjes së kryesisë PS do të deklaroj të hapur me këtë rast edhe fushatën elektorale./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/