Dalja nga muajt e mundimshëm të izolimit, u shoqërua me një ndjesi të fortë lehtësimi dhe shprese për rikthim sa më të shpejtë në normalitet.

Por frika e një vale të dytë të sëmundjes vazhdon të mbetet e pranishme, e përforcuar edhe nga paralajmërimet e autoriteteve shëndetësore nëpër botë, që e presin mbërritjen e saj në vjeshtë. Megjithatë, disa ekspertë në Itali, shohin pak dritë në fund të tunelit. Presidenti i Këshillit Superior të Shëndetësisë në vendin fqinj, Franco Locatelli deklaroi se me shumë gjasë, vala e dytë do të jetë më e butë se e para.

?Duhet të jemi të përgatitur për mbërritjen e një vale të dytë të infektimeve, e cila, nëse do të vijë vërtet, nuk besoj se do të ketë për çdo rast, përmasat dhe fuqinë e të parës?, u shpreh Locatelli.

Pohimet e tij vijnë në kohën kur Universiteti John Hopkins në Amerikë njoftoi se në botë u kapërcye niveli i 7 milionë të infektuarve. Në Itali sakaq, fondacioni Gimbe ka dhënë alarmin, duke thënë së ne rajonet ku virusi qarkullon më shumë, po bëhen më pak tampone.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FrancoLocatelli#JohnHopkins#TopChannel