Pandemia globale ka bllokuar shumë përvoja udhëtimi, përfshirë këtu dhE mundësinë për ?të rrëmbyer? shtëpitë italiane me çmime të volitshme, por tani që disa vende po dalin nga karantina, trendi I shitjes së banesave për 1 dollar në këtë vend duket se do të kthehet përsëri.

Dhe ujditë janë më të mira se kurrë. Cinquefrondi, një komunitet në rajonin jugor të Kalabrisë, e quan veten një ?fshat pa Covid? pasi i ka shpëtuar furisë së virusit. Ai shpreson që ky status do të ndihmojë në joshjen e blerësve të shtëpive, që ata po i hedhin në treg për 1 euro.

Qëllimi, ashtu si destinacionet e tjera që bëjnë oferta të ngjashme, është të zmbrapsë tendencën e shpopullimit të zonës, pasojë kjo e largimit të të rinjve në kërkim të vendeve më të mirë të punës. Kryetari i bashkisë, Michele Conia e konsideron kaq serioze këtë detyrë sa i vënë dhe emrin e koduar: ?Operacioni Bukuria?.

?Gjetja e pronarëve të rinj për shumë shtëpi të braktisura që kemi është një pjesë kryesore e këtij operacioni që unë kam nisur për të rikuperuar pjesë të degraduara e të humbura të qytezës sonë?, tha ai për CNN.

Cinquefrondi nuk ka pasur asnjë rast me koronavirus dhe ndodhet në një rajon që shënon njërin prej niveleve më të ulëta të infektimit në Itali.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#MicheleConia#CNN#TopChannel