Surprise Me!

Rama i shqetesuar per situaten e Covid, paralajmeron kthim ne karantine

2020-06-11 0 Dailymotion

Mesazhi i dhënë nga kryeministri Edi Rama këtë pasdite të së enjtes ishte i qartë: nëse rritja e numrit të të infektuarve vijon si në tre ditët e fundit, do të kthehemi në karantinë.

Në një video të shkurtër në Facebook, Rama u shpreh shumë i shqetësuar për numrin e të infektuarve dhe rritjen e shtrimeve në spital të pacientëve me Covid-19, teksa tha që masat e sugjeruara për parandalimin e përhapjes së virusit janë neglizhuar në masë si nga bizneset edhe nga qytetarët.

?Trendi në rritje po vazhdoi kështu, jo vetëm mund të na sjellë dëme në jetë njerëzish, por do na detyrojë të kthehemi pas, tek karantina, si ilaçi i vetëm i sigurtë deri në daljen e një vaksine?.

Rama u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që duke filluar nga sot të respektojnë masat parandaluese, e po ashtu edhe për bizneset, ndërsa paralajmëroi për masa administrative. /tvklan.al .

Buy Now on CodeCanyon