Kunguj me kos dhe hudhra
1 kg kunguj të njomë
3 lugë gjelle miell
vaj për skuqje
kripë
1 kg kos
4-5 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle uthull
4 lugë gjelle vaj ulliri
kopër
Përgatitja:
Lajmë dhe pastrojmë kungujt duke gërvishtur lehtë lëkurën e tyre. I presim në rrathë me trashësi 0.5 cm, I spërkatim me krië dhe më pas I pudrosim lehtë me miell. Nxehim vajin dhe skuqim kungujt deri sa të marrin një faqe të verdhë nga të dy anët, I largojmë dhe I lëmë mënjëanë.
Ndërkohë qërojmë hudhrat dhe I shtypim ato me pak kripë deri sat ë bëhen pure. Përziejmë hudhrat me kosin. Shtojmë kungujt, I përziejmë me kosin duke shtuar kopër të grirë dhe në fund shtojmë dhe 4 lugë gjelle vaj ulliri e më pas e shërbejmë.