Surprise Me!

Tregu fshatar tek sheshi "Avni Rustemi" (31 Maj 2000)

2020-06-12 2 Dailymotion

Ky është tregu i fruta-perimeve në sheshin " Avni Rustemi" në Tiranë. I ngritur nga Bashkia ajo i plotëson disa kushte për shërbimin qytetar. Vetëm pak metra më tej, ndodhet ai që quhet tregu fshatar. Pjesa më e madhe e qytetarëve vijnë këtu për të bërë pazar pasi çmimet janë disi më të lira. Që prej vitesh të tëra ky ambient funksionon si i treg i mirëfilltë dhe askush nuk është kujtuar të rregullojë diçka këtu.
Stinët e vitit ndërrohen dhe si në dimër ashtu dhe në verë, këtu ka probleme. Përveç baltës që nuk thahet asnjëherë higjena gjithmonë është përtokë. Vetëm pak metra më tej kullojnë ujërat e zeza ku tregtarët në këto temperatura të larta të verës, nuk u sigurojnë asgjë qytetarëve. Tregtarët shprehin se kanë kërkuar që tregu të rregullohet por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Si për ironi pak metra më tej gjenden plehrat e djegura gjatë natës ku sot po shiten perimet e freskëta. Cepat e mureve dhe ambienteve përreth nuk të lënë përshtypje tjetër veçse faktit që jemi mësuar. Si i thonë një fjale në këto raste, " për një pe e një gjilpërë, humb një shtëpi e tërë".

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon