Surprise Me!

Report TV - I akuzuar si pjesë e ISIS, taxhiku Komron Zukhurov do të ekstradohet në Gjermani

2020-06-12 1 Dailymotion

Gjykata e Tiranës ka vendosur të ekstradojë në Gjermani taxhikun e akuzuar si pjesë e një celule të ISIS, Komron Zukhurov, i cili është edhe i afërm i bashkëjetueses së ish-deputetit demokrat, Asllan Dogjani.

Ashtu siç edhe ai kishte kërkuar, Komron Zukhurov nuk do të ekstrdohet në Taxhikistan apo në shtetin rus. Ai do të përballet me drejtësinë gjermane me akuzën e pjesëmarrjes në celula terroriste.

Në seancën 2 majit, nga ana e avokatit të tij, Asllan Dogjani u paraqitën disa foto si dëshmi që regjimi në Taxhikistan e ka torturuar Zukhurov me rrymë elektrike.

Prej 17 Shkurtit ai ka qëndruar në Tiranë duke qëndruar te banesa e Dogjanit. Ai u prangos nga anti-terrori si pjesëtar i ISIS i kërkuar nga Gjermania për akte terroriste ndërsa celula dyshohet se do të kryente aktivitet terrorist edhe në Shqipëri.

Zukhurov ishte shpallur në kërkim nga Interpol pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar për veprën penale "Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste?, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).  Zukhurov ka mundur që të vijë në Shqipëri në mënyrë legale dy muaj e gjysmë më parë, para se Gjermania ta shpallte atë në kërkim ndërkombëtar në Tiranë.

Buy Now on CodeCanyon