Surprise Me!

Atentat me silenciator në Tiranë, vritet 40-vjeçari në makinë, në Pezë të Vogël një mjet i djegur

2020-06-12 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Krimi godet në kryeqytet. Mbrëmjen 11 qershorit 2020 një person është ekzekutuar në një atentat me armë zjarri silanciator në zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë.

Viktima i identifikuar si Hekuran Billa, 40 vjeç, ka qenë duke lëvizur me një mjet tip BMW X6 e bardhë kur është qëlluar me breshëri arme në afërsi të një qendre tregtare, ku kishte dhe një agjenci të dhënies së makinave me qira.

Kush është viktima- Viktima i cili njihej dhe me emrin Herland Bilali, rezulton i dënuar për vrasjen e një shqiptari në Angli dhe liruar nga burgu pak muaj më parë. 40 vjeçari nga Kukësi banonte në zonën e Domjes ne Tiranë.

Për pasojë drejtuesi i mjetit ka gjetur vdekjen në vend nga dy plumba të marrë në trup. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, makina e tij është përplasur me dy të tjera.

"Më datë 11.06.2020, rreth orës 22:00, tek Komuna e Parisit në rrethana ende të paqarta është vrarë më armë zjarri shtetasi H.B., 40 vjeç, i cili po qarkullonte me mjetin e tij" njoftoi policia e Tiranës pak pas vrasjes.

Makina e djegur e autorëve- Vrasësit dyshohet se kanë ndjekur viktimën me një automjet i cili 40 minuta më pas i gjet i braktisur dhe i djegur në zonën e Pezës së Vogël në Tiranë. Brenda saj është gjetur dhe një automatik, MP5 me silenciator i djegur me të cilin dyshohet se mund të jetë kryer krimi.

Viktima pikasi autoret - Dëshmitarët fillimisht menduan se ishte aksident. Ata i treguan policisë se makina e Hekuran Billës ishte përplasur me automjetet e parkuara në anën e rrugës por nuk kishin dëgjuar krisma. Hetuesit dyshojnë se viktima humbi drejtimin e kreu lëvizje të çrregullt pasi 40 vjeçari ka pikasur autorët dhe ka tentuar të largohej, por është qëlluar me dhjetra plumba dhe humbi jetën teksa ishte në timon, nga plagët e marra në kokë dhe në trup.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/vrasje-me-arme-zjarri-te-komuna-e-parisit

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon