Surprise Me!

Dita Botërore e Mjedisit - (5 Qershor 2000)

2020-06-13 2 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Më 5 Qershor të vitit 1972, 1300 pjesmarrës nga e gjithë bota u mblodhën në Stokholm të Suedisë, në konfrencën e parë të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin. Motoja e konferencës ishte Uniterra, pra një tokë e vetme. Sot pikërisht 28 vjet pas kësaj konference parimet kryesore të saj le ti shohim se si janë zbatuar në Shqipëri.

Konferenca kërkon që nëpër oxhaqet e fabrikave dhe skapamentot e makinave të vendosen filtra dhe të përmirësohet cilësia e karburantit. Guroret dhe furrat e gëlqeres të jenë sa më larg qyteteve. Të krijohen qendra të posaçme për hedhjen dhe përpunimin e plehrave. Rrjeti i ujrave të zeza të jetë i lidhur me sistem pastrimi. Qytetet të rrethohen nga një brez i dendur me pemë, ndërsa 20% e sipërfaqes së qyteteve të jetë vetëm pyll.

Kaq mjaftojnë për kryeqytetin tonë, sepse konceptet më të avancuara janë ende të huaja për ne. Ndërkohë të rrallë janë ata që e dinë se jeta në tokë mund të marrë fund pikërisht nga dora e njeriut./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon