#tvora #rtvoranews

Gjashtë persona do të jenë në procedim penal pasi akuzohen se kanë kundërshtuar punonjësit që kryenin një detyrë.

Procedimi penal është ndaj pjesëtarë të fisit Marku që ishin pronarë të disa lokaleve në bregdetin e Velipojës. Ata janë të afërm të ish kryetarit të komunës së Velipojës, Nikollë Marku pasi pretendonin se ishin në proces gjyqësor për lokalet që ndodhen afër bregut të detit.

Gjatë aksionit të IKMT në Velipojë janë dëmtuar 24 objekte.

?Një grup personash tentuan të bllokonin aksionin. Shërbimet e Policisë u kërkuan të mos pengonin punonjësit e IKMT-së dhe të Policisë së Shtetit në kryerjen e detyrës, por ata kundërshtuan forcërisht lirimin e hapësirës ku do të operohej. Policia e Shtetit u bëri thirrje disa herë që të largoheshin nga vendi që operohej, por ata vazhduan të kundërshtonin me forcë shërbimet e Policisë.

Në këto kushte shërbimet e FNSH-së, të Forcës së Posaçme Shqiponja dhe ato të Postës së Policisë Velipojë larguan forcërisht të gjithë personat dhe IKMT-ja vazhdoi punën, duke shembur 24 objekte të paligjshme gjatë gjithë vijës bregdetare të Velipojes? Informon sot policia e Shkodrës.

Gjashtë shtetasit do të jenë në procedim penal për veprat penale ?Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik? dhe ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik?.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/u-perplasen-me-policine-ne-hetim-6-te-afermve-te-ish-kryetarit-te-komunes-se-velipojes

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp