#tvora #rtvoranews

Njësoj si ditën e djeshme, dhjetra maturantë janë mbledhur sërish në protestë këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit.

Shkak është bërë provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë ku sipas tyre provimi ishte i ndërtuar me pyetje subjektive dhe disa alternativa që ishin përfshirë nuk ishin pjesë e programit mësimor.

Ata kërkojnë që protestës së sotme t?i bashkohen studentë, mësues dhe prindërit të cilët janë prekur gjithashtu nga ky provim.

Nxënësit që kanë dalë në protestë shprehen se gjatë ditës së djeshme kanë marrë kërcënime nëpërmjet telefonit ku u është kërkuar bojkotimi i protestës.

13 Qershor

Ora 12:20 ? Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi bën me dije se studentët kanë kërkuar hyrjen brenda Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu si edhe ditën e djeshme, disa nxënës kanë goditur ndërtesën me vezë.

Ora 12:14 ? Pranë grumbullit të maturantëve përpara ministrisë është parë dhe aktori Neritan Liçaj. Nuk dihet nëse ai po qëndron aty për të mbështetur protestën.

Ora 12:10 ? Ora News siguron aktkonstatimin e maturantëve mbi gabimet e pretenduara në testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ato kërkojnë rivlerësimin e provimit, mos vlerësim për pyetjet jashtë programit dhe uljen e pragut të vlerësimit. Në aktkonstatim, ata kanë evidentuar pyetjet të cilat sipas tyre kanë gabime të theksuara shkencore. (Aktkonstatimin e gjeni më poshtë).

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/maturantet-kthehen-ne-proteste-diten-e-sotme-ne-oren-1100-perpara-ministrise-se-arsimit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/EQvLFa7KV0Q

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp