#tvora #rtvoranews
Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, i kërkon Ministrisë së Arsimit të jetë e përgjegjshme lidhur me shqetësimet e maturantëve për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Për Ora News, Malaj thotë se Komiteti i Maturës Shtetërore që duhet të dalë urgjent dhe të japë zgjidhje.

Nora Malaj: Së pari përgjegjësinë e ka Komiteti i Maturës Shtetërore që duhet të dalë urgjent dhe të japë zgjidhje. E dyta zgjidhjet janë dhe qëndrojnë në tavolinë.E treta, specialistët e fushës është rasti më i mirë për të folur dhe së katërti nga një studim i imi sociologjik prindërit shqiptarë listohen në vendin e parë në botë për sakrificën që bëjnë për edukimin e fëmijëve, ndaj ka ardhur momenti që të ketë zgjidhje në tavolinë, zgjidhjet janë dhe duhen vetëm sytë për të parë që të mos e kalojmë arsimin nga Covid në intubim.

Sipas Malaj, maturantët dolën aty për të mbrojtur kauzën dhe tezën e tyre dhe se nuk janë të ndikuar nga politika siç pretendon Ministrja Shahini.

Ish-deputetja e LSI solli në vëmendje edhe angazhimin e kryeministrit Rama për të zhdukur analfabetizimin funksional në shkolla, duke u shprehur që jo vetëm nuk ka ndonjë përparim në këtë drejtim porse analfabetët funksionalë i kemi titullarë në krye të sistemit arsimor.

Malaj: Janë mbrojtur me gjak, asht, shpirt, dhe frymë kauza e të lexuarit dhe mësuarit. Më kujtohet ku kryeministri aktual bërtiste fort për analfabetë funksionalë. Ne jo vetëm e kemi futur shkollën në këtë qasje por në sistemin tonë arsimor drejtojnë titullarë që janë analfabetë funksionalë në drejtim të asaj çfarë po menaxhojnë.

Maturanët protestuan përsëri këtë të shtunë para Ministrisë së Arsimit ku kanë kërkuar rishqyrtim të tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa pretendojnë se testi i kësaj lënde ishte absurd.

Për më shumë lexoni në:

https://oranews.tv/article/malaj-mos-ta-kalojme-arsimin-nga-covid-ne-intubim-ne-krye-te-arsimit-analfabete-funksionale

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv