Surprise Me!

ZvMinistrja e Arsimit maturanteve Pergatituni per provimin e radhes

2020-06-13 7 Dailymotion

Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga, e cila ndjek arsimin parauniversitar, i është adresuar me anë të një video-mesazhi maturantëve që ditët e fundit kanë protestuar mbi shqetësimet e ngritura në provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë të Maturës Shtetërore.

?Si një ish-drejtore gjimnazi që kam qenë shumë afër jush dhe kemi ndarë e zgjidhur bashkë situata të ndryshme dhe sot në cilësinë e zëvendësministres, ju siguroj se problematikat që ju keni sjellë në lidhje me testin janë adresuar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, e cila do të analizojë në grup ekspertësh dhe do të bëjë njoftim publik për gjetjet?, shprehet Guga.

Për sa i përket ?cut-off?-it, Zëvendësministrja Guga nënvizon se ai nuk negociohet me nxënësit, por ka metoda që e përcaktojnë atë, duke shtuar se:

?Nëse testi rezulton të ketë qenë kaq i vështirë sa shumë nxënës nuk kanë arritur ta realizojnë, ky cut-off do të lëvizë për të gjithë. Por, siç ju ka shpjeguar Qendra e Shërbimeve Arsimore, kjo bëhet në fund, kur analizohen rezultatet?.

Në lidhje me provimin e radhës, matematikën, Guga cilëson se ai do të zgjasë 2 orë e 30 minuta, edhe pse koha e nevojshme është më pak se 2 orë.

?Korrigjimi i testit në mënyrë digjitale është nje korrigjim jo-subjektiv dhe transparent që shmang çfarëdo gabimi të mundshëm dhe jep një rezultat më të shpejtë në kohë?, tha ndër të tjera Zëvendësministrja.

Në fund të video-mesazhit, Guga u bën thirrje dashamirëse të gjithë maturantëve që të shfrytëzojnë kohën për t?u përgatitur për provimet e radhës dhe të çlirohen nga shqetësimet e këtyre ditëve.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon