Surprise Me!

Top News - Vrasja në makinë e afro-amerikanit, jep dorëheqjen shefja e policisë

2020-06-14 0 Dailymotion

Shefja e Policisë së Atlantës ka dhënë dorëheqjen pas të shtënave fatale mbi një afrikano-amerikan i cili kishte rënë në gjumë në makinën e tij në një restorant ku merret ushqimi me vete.

Rayshard Brooks, 27 vjeç, u qëllua nga një oficer policie gjatë një përplasjeje mes tyre të premten në mbrëmje.

Vdekja e Brooks ndezi zemëratën e banorëve, në mesin e një situate të tensionuar tashmë nga episodi i George Floyd. Protestuesit në Atlanta dolën në rrugë këtë fundjavë duke bërë thirrje për veprim pas asaj që ndodhi me 27 vjecarin.

Të shtunën, turmat bllokuan një austostradë kryesore, ndërsa restorantit Wendy`s jashtë të cilit vdiq Brooks, iu vu flaka. Erika Shields kishte qenë shefe policie që nga 2016-ta dhe punonte në këtë department prej 20 vjetësh.

Kryetarja e bashkisë, Keysha Lance Bottoms tha se Shields dëshironte që Atlanta të jetë një shembull për reformat e vërteta dhe sesi duhet të duken ato në mbarë vendin, ndaj vendosi ta jepte menjëherë dorëheqjen, në mënyrë që të rikrijohet me urgjencë besimi aq i nevojitur në komunitetet e prekura. Bottoms gjithashtu kërkoi pezullimin e menjëhershëm të policit të përfshirë në vdekjen e Brooks.

Të riun e kishte zënë gjumi në makinën e tij, e cila kishte bllokuar rrugën e automjeteve të tjera dhe pronarët kishin thirrur policinë. I zgjuar prej saj e ndoshta I trembur, ai u përpoq të largohej dhe u përlesh me dy policë. Njërit arriti t`i merrte pistoletën Taser , dhe ia drejtoi efektivëve. Në këtë moment, u qëllua për vdekje.

Avokati që përfaqëson familjen e tij tha se oficerët e dinin shumë mirë me cfarë po përballeshin, me një Taser e cila nuk është vdekjeprurëse. ? Policët duhet të qëllojnë vetëm kur dikush ka drejtuar një armë të vërtetë drejt tyre?, tha ai.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#RayshardBrooks#ErikaShields#TopChannel

Buy Now on CodeCanyon