?Të parët që do ta marrin vaksinën do të jenë personeli mjekësor, pastaj personat më të rrezikuar për shkak të moshës apo patologjive të caktuara, si dhe forcat e rendit.

Më vonë, do të jetë për të gjithë të tjerët me dozat e para nëse do të jenë gati në nëntor apo dhjetor?. Deklaratën e bëri për la Repubblica Walter Ricciardi, konsulent i ministrisë italiane të shëndetësisë i cili së bashku me kolegë nga Franca, Gjermania dhe Holanda ka përgatitur kontratën me kompaninë farmaceutike AstraZeneca.

Një ditë më parë, kompania Moderna Inc zhvilloi disa studime laboratorike të vaksinës së saj për COVID-19 tek minjtë, duke marrë siguri më të lartë se nuk do të rritet rreziku i shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë dhe gjithashtu se një dozë mund të jetë e mjaftueshme për të ofruar mbrojtje ndaj koronavirusit të ri. Studimet e mëparshme mbi një vaksinë për SARS ? një virus i të njëjtës familje me virusin e ri që shkakton COVID-19 ? sugjeruan se vaksinat kundër këtij lloji të virusit mund të kenë efektin e paqëllimtë të shkaktimit të një sëmundjeje edhe më të rëndë kur personi i vaksinuar është ekspozuar më vonë ndaj patogjenit, veçanërisht te individët të cilët nuk prodhojnë një përgjigje imune të mjaftueshme.

Shkencëtarët e kanë parë këtë rrezik si një pengesë që duhej tejkaluar përpara se vaksinat të mund të testohen në mënyrë të sigurtë në mijëra njerëz të shëndetshëm. Ndërsa të dhënat e lëshuara nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) dhe kompania Moderna ofruan disa siguri, studimet nuk i përgjigjen plotësisht kësaj pyetjeje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WalterRicciardi#AstraZeneca#TopChannel