Dëmi ekonomik, i shkaktuar nga pandemia COVID-19 mund të zhysë në varfëri ekstreme edhe 400 milionë njerëz sipas një studimi të King?s College London.

Në skenarin më të keq, thuhet aty, do të ketë humbje të të ardhurave për frymë në masën 20 për qind dhe numri i atyre që jetojnë me 1.90 dollarë në ditë mund të rritet në më shumë se një miliard.

Për më tepër, 3.7 miliardë njerëz, apo më shumë se gjysma e popullsisë së botës ? rrezikojnë rënie të të ardhurave të tyre nën 5.50 dollarë në ditë. ?Perspektiva për më të varfërit në botë duket e zymtë nëse qeveritë nuk bëjnë më shumë për ta. Përparimi në zvogëlimin e varfërisë mund të kthehet 20 deri në 30 vjet prapa dhe ta bëjë thjesht një ëndërr qëllimin e Kombeve të Bashkuara për t?i dhënë fund këtij fenomeni?, tha Andy Sumner, një nga autorët e raportit.

Më të rrezikuarat nga tërmetet ekonomike që shoqërojnë pandeminë, konsiderohen India, Indonezia, Pakistani, Bangladeshi e Filipinet. Sumner këshillon të veprohet shpejt e të krijohet një komision global mbi varfërinë dhe Covid 19 i cili të identifikojë nivelin e nevojshëm të financimit për të ndihmuar në shmangien e një skenari të tillë si dhe të shihet se çfarë ndihme mund të japin vendet e pasura.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#King?sCollegeLondon#AndySumner#TopChannel