Surprise Me!

Hetimi për eurot e gjetura në Portin e durrësit, në "skaner" fasoneria që kishte bërë porosinë

2020-06-14 2 Dailymotion

#tvora #rtvoranews

Shoferi i kamionit që u arrestua pas gjetjes së eurove ne automjetin e drejtuar prej tij, ka mohuar të ketë pasur dijeni për sasinë e eurove të gjetura.

Pasi është marre disa here në pyetje 56-vjeçari nga Tirana, ka kërkuar të sekuestrohen të gjitha kamerat e sigurisë të vendeve ku ka qëndruar mjeti në Itali dhe pas kthimit, për të parë se kush janë personat që i kanë vendosur.

Mësohet se kamioni kishte dalë para 4 ditësh nga Shqipëria përmes portit të Durrësit drejt Bari në Itali dhe ishte kthyer mbrëmjen e së premtes në orën 1:30 të natës.

Mjeti kryente shpesh linjën Durrës-Bari dhe Bari-Durrës, dhe transportonte nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë, që shërbenin për të prodhuar këpucë.

Mjeti ka ardhur i mbushur me materiale të lëndës së parë për prodhimin e këpucëve nga Italia, ku në pjesën e poshtme ne shasisë së mjetit ishin fshehur dhe paratë.

Dyshimet fillimisht kanë nisur nga zhurma qe dëgjohej pas goditjeve të pjesëve bosh të kamionit, i cili më pas është futur në skaner ku u zbulua një njollë në urën lidhëse te kamionit dhe rimorkios ku u gjeten dhe 5 qeset ku ishte sasia prej rreth 500 mijë euro.

Policia dhe prokuroria po hetojnë ne lidhje me një rrejet trafiku të lëndëve narkotike ose prostituoni në Itali që përdorin këto mjete për të sjelle të ardhurat.

Hetim ka nisur edhe për kompaninë e fasonerisë që kishte bërë porosinë.

policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit, shtetasin me iniciale A. Th., 56 vjeç, banues në Tiranë ndërsa janë duke kryer veprime hetimore për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale" dhe "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/hetimi-eurot-e-gjetura-ne-portin-e-durresit-ne-skaner-fasoneria-qe-kishte-bere-porosine

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Buy Now on CodeCanyon