Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Temperatura të pazakonta kanë goditur sot Tiranën, duke shënuar si temperaturë maksimale 35 gradë. Specilistët e Institutit Hidrometeorologjik informojnë se shkak i të nxehtit të madh janë masa ajrore të thata që vijnë nga Afrika Veriore. I nxehti Saharian, duket se na zuri në befasi, pasi nuk jemi mësuar me vapë të tillë në muajin Qershor.

Sipas specialistëve, i nxehti i parakohshëm nuk parashikohet të shoqëroj ditët e ardhshme, pasi qendra jonë e Sinoptikës nuk mund të parashikoj motin për periudha më të gjata se 24 orë. Këto temperatura të larta janë luhatur nga 32 deri në 35 gradë në të gjithë vendin.

Probleme më të mëdha patën të sëmurët me tension dhe ata që vuajnë nga mushkëritë. Sipas këshillës së mjekut ata u mbyllën nëpër shtëpi, ndërkohë që rekomandohet shmangia e lëvizjes gjatë orës së drekës, nga ana tjetër këshillohet përdorimi i sasive të mëdha të ujit dhe frutave./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/