Surprise Me!

Ora News - Tjetër rekord: 69 raste të reja me Covid, të infektuarit në ndërmarrje dhe biznese

2020-06-15 1 Dailymotion

#tvora #rtvoranews
Gjatë javës së fundit ka rezultuar rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. Kjo rritje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore. Po theksohet se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet.Për këtë arsye, duhet kujdes i shtuar për zbatimin e rregullave.
Vazhdon të jetë e rëndësuar situata me Covid-19 në vendin tonë. Nga 319 testime të kryera në 24 orët e fundit, 69 prej tyre kanë dalë pozitive.

Pacientët pozitivë nga ndërmarrje apo aktivitete biznesi, kontakte të personave të konfirmuar më herët me koronavirus por dhe raste të reja.

Tirana mban "pjesën e luanit" me 28 raste, 16 në Shkodër, 8 raste në Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Durrrës, 2 në Elbasan, dhe nga 1 rast në Kamëz, Mallakastër, Pukë dhe Lushnje.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha se janë në hetim disa raste të reja në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Kamëz dhe Durrës.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 11 qytetarë mes të cilëve 2 personel shëndetësor, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1055.
Aktualisht në spitalin infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive dhe një i intubuar. Mosha mesatare e rasteve të hospitalizuara është 60 vjeç, mbi 60 % e tyre janë nga Tirana.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/tjeter-rekord-69-raste-te-reja-me-covid-te-infektuarit-ne-ndermarrje-dhe-biznese

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon