Ky është fshati Yzberisht në periferi të Tiranës ku që nga vitit 1998 me kërkesë të qeverisë shqiptare është vendosur kompania e ushtarëve grekë. Që nga kjo kohë Parlamenti me gjithë kundërshtimin e hapur të opozitës, ka votuar çdo 6 muaj për zgjatjen e afatit të qëndrimit të ushtarëve grekë në Shqipëri. E njëjta kërkesë e paraqitur sot në Komisionin e Jashtëm në emër të Ministrisë së Mbrojtjes nga zëvendësministri Ilir Boçka është refuzuar nga anëtarët e këtij komisioni. Ata i kanë kërkuar zyrtarisht byrosë së Kuvendit që në séance plenare të votohet për pezullimin e qëndrimit të mëtejshëm të ushtarëve grekë në Shqipëri. Qëndrimi i tyre është i pamotivuar dhe i pabazuar nga ana ligjore shprehet në vendimi e tij Komisoni i Jashtëm i këtij Parlamenti. Të premten pritet të byroja e Kuvendit të vendosë datën se kur deputetët do të votojnë për këtë çeshtje.

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/