Bojkoti i mundshëm i zgjedhjeve nga opozita do të thellonte krizën politike në vend. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike, Marko Troshanovski. Ai dyshon se VMRO-ja me të vërtetë dëshiron ti bojkotojë zgjedhjet.

VMRO nuk janë me të vërtetë në idenë për t?i bojkotuar zgjedhjet. Mendoj se kjo është qasje dhe strategji negociuese. Por nëse do të ndodhte, do të jetë moment i madh antishtetëror duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhet shteti - deklaroi Marko Trashanovski, Ekspert.

Trashanovski shton se praktikat në botë tregojnë që në raste pandemie dhe epidemie dalja e numrit të votuesve ulet rreth 20 deri në 30%. Meqë për zgjedhjet parlamentare nuk ka census, sipas tij qeveria e zgjedhur do të jetë legale.

Nëse ka bojkot do të thotë se do të kemi dalje të ulët në votime, dalja do të jetë rreth 30% që është përqindje e ulët. Deri më tani ne nuk kemi pasur qeveri me legjitimitet aq të ulët. Edhe pse legalisht e njëjta do të kalonte. Përsëri apeloj se marrëveshje patjetër të ketë dhe në fund të fundit ajo qeveri do të jetë legale, por legjitimiteti do të vendoset në pikëpyetje - deklaroi Marko Trashanovski, Ekspert.

Sipas ekspertëve, nuk arrihet konsensus rreth datës së zgjedhjeve, nga kriza politike më së shumti do të pësojnë qytetarët.

Mefail Ismaili