Dhjetëra punëtorë me ndihmën e inspektorëve komunal sot filluan me largimin e objekteve ilegale, në plazhet të Ohrit në pjesën nga Gorica 3 e deri në kompleksin turistik ?Shën Stefani?. Bëhet fjalë për banakë, ndërtime të forta dhe pajisje tjera urbane. Pronarët thonë se gjithçka ka ndodhur pa njoftim paraprak nga komuna.

?Këtu ka qasje selektive. Nëse thuhet që do të fillojë nga njëra dhe do të përfundojë në anën tjetër, në këtë rast nuk është ashtu?, tha Nikolla Pavleski- pronar.

"Ne nuk kemi asgjë kundër prishjes. Shteti duhet të marrë atë që i takon, por ne që kemi koncesione dhe disa që nuk kanë, kërkojmë që të mos ketë prishje në mënyrë selektive", u shpreh Mladen Markoski- pronar.

"Sipas njoftimeve të shërbimeve të inspektimit respektivisht heqja e të gjitha objekteve përgjatë rivierës së Ohrit, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim".

Nga komuna e Ohrit thonë se bëhet fjalë për ndërtime që janë jashtë domenit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik.

"Pas përfundimit të aktiviteteve për heqjen e kësaj pjese të bregut, do të fillojë heqja e objekteve të tjera, siç janë muret mbajtëse, banakët, konstruksionet metalike dhe strehët, të cilat gjithashtu janë jashtë domenit të Planit të Përgjithshëm Urbanistik, e që hyjnë në liqenin e Ohrit", njoftojnë nga Komuna e Ohrit.

Për plazhet për të cilat Qeveria miratoi dekrete për t'i kthyer në gjendjen e tyre fillestare, do të merren vendime shtesë.

Miki Trajkovski