Një ndër mendimtarët më të rëndësishëm edhe të rrallë të kulturës sonë kombëtare, eruditi Moikom Zeqo nuk do të jetë më fizikisht midis nesh.<br />Pas një lufte të gjatë disavjeçare, me sëmundjen e rëndë të leucemisë akute, mjeshtri i fjalës së lirë, u shua mëngjesin e 15 qershorit, në moshën 71-vjeçare.<br /><br />?Nuk kishte një të dytë. Mjafton të thuash Moikom, edhe s?ka nevojë që të thuash Zeqo. Kushdo e di kush ishte Moikomi, edhe sesa ka bërë për politikën edhe kulturën shqiptare, që të emancipohej në rrugë demokratike. Ishte një figurë e rrallë, një dijetar?, shprehet ish- diplomati Fatos Tarifa.