#tvora #rtvoranews
Një tjetër sasi e madhe drogë e nisur nga Shqipëria është kapur nga policia italiane. Bëhet fjalë për një 350 kilogramë, e cila u dërgua me skaf përmes adriatikut. Në një kohë që prodhimi i vitit të shkuar vijon të trafikohet, në Shqipëri vërehet tendenca në rritje e kultivimit të kanabisit. Ekspertët mendojnë se kjo tendencë lidhet me tentativën për ta legalizuar por dhe vitin zgjedhor.

Një sasi prej 350 kilogramësh drogë e ndarë në 85 thasë marijuanë dhe 6 pako hashash është sekuestruar nga policia italiane.

Droga me vlerë përfitimi tregu prej 3 milionë eurosh, sipas burimeve zyrtare italiane ka mbërritur nga Shqipëria.

Gjatë operacionit të finalizuar mbrëmjen e së dielës, përfunduan në pranga dy shtetas shqiptar dhe një italian, ndërsa mësohet se droga është trafikuar me skaf përmes Adriatikut.

Pas mbërritjes në brigjet italiane, sasia e drogës është dërguar në komunën Torre Chianca në provincën Lecces.

Në një kohë vijon trafiku jashtë vendit i lëndëve narkotike, në Shqipëri ka një tendencë në rritje të kultivimit të kanabisit.

Për ekspertët e policisë kjo tendencë në rritje për këtë vit është për faktin se po i afrohemi vitit zgjedhor por dhe tentativa për ta legalizuar për përdorim mjekësor.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/po-afrohen-zgjedhjet-rritet-dhe-kultivimi-i-kanabisit-dhe-trafiku

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv