#tvora #rtvoranews
SPAK ka marrë në pyetje Nikoll Shullanin, pajtuesin e gjaqeve të përfshirë si negociator për lirimin e Jani Prenges pas pengmarrjes në Tiranë.

Nga Shkodra, Shullani tha se situata mes familjeve është e tensionuar dhe ende nuk dihet se ku është kufoma e Jan Prengës.

Shullani: Më ka bërë një pyetje ai hetuesi që më erdhi shumë çudi kur më tha: A e di se ty të besojnë njerëzit, ku është kufoma? I thashë po të di ku është kufoma të marr ty tani dhe shkojmë e gjejmë bashkë. Nuk e di ku është kufoma i thashë.

I pyetur nëse është kontaktuar nga familjarët gjatë kësaj periudhe ai u përgjigj:

Shullani: Absolutisht jo, me familjen Prenga nuk kam kontaktuar fare.

Por nga ana tjetër ai nuk mohoi përpjekjet e tij si negociator por pa rezultat.

Shullani: Jam përpjekur por pa rezultat. Gjendja është shumë e acaruar sepse u kanë vrarë vëllain.

Ndërkohë sot u raportua se është arrestuar autori i dyshuar i rrëmbimit të Jan Prengës, Gentian Bleta.

Dyshohet se Gentian Bleta është arrestuar në Poloni për llogari të autoriteteve britanike.

Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/pas-marrjes-ne-pyetje-nga-spak-pajtuesi-i-gjaqeve-nuk-e-di-ku-eshte-kufoma-e-jan-prenges-situata-e-tensinuar

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv