Koreja e veriut ka hedhur në erë zyrën e përbashkët të ndërlidhjes me jugun, në afërsi të qytetit Kaesong, thanë zyrtarët koreano jugorë. Lëvizja vjen vetëm pak orë pasi veriu rinovoi kërcënimet me veprime ushtarake në kufirin mes koreve. Zyra, që është në territorin e koresë së veriut, u hap në 2018 për të ndihmuar dy koretë të komunikonin. Zyra e ndërlidhjeve ka qenë bosh që nga janari për shkak të kufizimeve për koronavirusin. Tensionet mes koresë së veriut dhe të jugut janë përshkallëzuar prej javësh, dhe shkak për këtë u bënë edhe grupet e dezertorëve që nga jugu përhapnin objekte propagandistike përtej kufirit. Motra e liderit të koresë së veriut, Kim Jo Jong, kishte kërcënuar se do të shkatërrohej zyra, në një deklaratë në fundjavë. Ministria e unifikimit në korenë e jugut, konfirmoi se në orën 14.49 sipas orës lokale, pati një shpërthim. Javët e fundit, koreja e veriut ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme atë të jugut për lejimin e propagandës në territorin e saj. Grupet e dezertorëve, rregullisht dërgojnë materiale propagandistike përmes tullumbaceve apo dronëve në veri. Të martën e shkuar, peniani njoftoi se do të ndërpriste të gjitha lidhjet zyrtare me seulin. Në fundjavë ndërkohë, kim jo jong kërcënoi se do të dërgonin trupa në zonën e demilitarizuar në kufirin mes koreve. Përpara shpërthimit të së martës, lidershipi ushtarak kishte konfirmuar po ashtu se ishte gati ta kthente vijën kufitare në një fortesë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NorthKorea#TopChannel