Surprise Me!

Konferenca e PS në Vlorë - (9 Qershor 2000)

2020-06-16 2 Dailymotion

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Konferenca e degës së Partisë Socialiste në Vlorë ka nxjerrë sot dukshëm në pah përplasjet e drejtuesve të PS dhe të pushtetit vendor në këtë qytet me anëtarët e kësaj partie delegatë në konferencë. Kryetari i PS të Vlorës Niko Veizi dhe prefekti Tare Hamo, ishin personat më të sulmuar nga diskutantët për shkelje statuti dhe kërcënime ndaj delegatëve.

Në këtë konferencë ishin të pranishëm kryetari Nano, sekretari i përgjithshëm i PS Namik Dokle dhe deputeti Brokaj. I deleguari i kryesisë së PS Fatos Nano, duke iu referuar diskutimeve të delegatëve kostatoi se ata janë të pa informuar nga drejtuesit e tyre.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Unë kritikoj ashpër dejtuesit e PS në Vlorë, që nuk kanë hyrë në asnjë diskutim serioz me anëtarët e organizatave, me delegatët, me anëtarët e forumeve, për të qartësuar përfundimisht çfarë po bënë qeveria e tyre, çfarë ka bërë qeveria e tyre nga Nano tek Meta, çfarë kanë bërë deputetët e tyre, nga Sabiti tek Arben Malaj, për të zgjidhur çështjet e piramidave dhe të kthimit të parave. Vëllezër dhe motra, socialist vlonjat dhe të gjithë Shqipërisë, paratë e piramidave nuk kthehen 100%. Paratë e piramidave vazhdojnë të ushqejnë gjymtyrën e mostrës politike Berisha, për t?u bërë krime të tjera?.

Duke respektuar radhën Nano iu përgjigj pyetjes të disa delegatëve se përse nuk e çojnë Berishën përballë drejtësisë.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Vëllezër është identifikuar tashmë se hallka më e dobët e institucioneve shtetërore që po ringrejmë është drejtësia?.

Kryetari Socialist Fatos Nano është ndalur dhe tek e diela e Berishës në Vlorë.

Fatos Nano, Kryetar i PS:- ?Berisha erdhi në Vlorë. Vetëpërmbajtja dhe dinjiteti që veçanërisht ju socialistët dhe qytetarët e Vlorës shfaqët atë të dielë të asfiksimit përfundimtar të Berishës, jam i bindur e ripatë që është i pa korrigjueshëm?.

Nano bëri thirrje për të larguar nëpërmjet votës së lirë drejtuesit e pushtetit vendor, të cilët i kanë rrënjët sipas Nanos tek regjimi i Berishës, ndërsa ka kërkuar më shumë projekte për Vlorën nga drejtuesit socialist të pushtetit vendor në Vlorë. Më pas delegatët kanë votuar për drejtuesit e PS së Vlorës./tvklan.al

Gazetare ? Mimoza Picari

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Buy Now on CodeCanyon