Deri më 19 qershor do të jetë i hapur konkursi për regjistrim të semi-maturantëve në shkolla të mesme. Ata që për herë të parë do të nisin arsimin e mesëm shprehen të shqetësuar për fatin e tyre, sepse Ministria e Arsimit akoma nuk ka strategji konkrete për vitin e ardhshëm shkollor. A do të fillojë online për shkak të pandemisë Covid 19 ose me prezencë fizike.

?Shumë do të jetë e vështirë nëse do të fillojmë online. Sepse, akoma nuk i njohim profesorët, nxënësit?.

?Unë jam regjistruar në gjimnaz të përgjithshëm. I dezinfektova duart, vendosa maskën, I respektuam rregullat?.

Disa nga shkollat e mesme që vizituam zbatonin të gjitha rekomandimet shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi. Regjistrimi bëhej sipas renditjes alfabetike të mbiemrit të nxënësit.

?Këtë që e kemi bë, ndarjen me orë të caktuara sipas renditjes alfabetike, na ka ndihmuar shumë, edhe neve që jemi të punësuar po edhe gjithë nxënësit e ardhshëm?.

?Konkursi është i hapur për 204 nxënës. 136 nxënës të drejtimit gjimnaz dhe 68 nxënës të drejtimit ekonomi. Deri tash numri është solid, 120-130 nxënës që kanë konkurruar. Presim në ditët në vazhdim të vijnë nxënës të konkurrojnë në drejtimet që u pëlqejnë?.

Në dy ditët e para të afatit të parë për regjistrim, interesimi më i madh i semi-maturantëve është shprehur për gjimnazet dhe drejtimet e mjekësisë. Konkursi për shkollat e mesme ka paraparë gjithësej 35.919 vende të lira për semi-maturantët.

Meihate Rustemi